Bajrami premton ndihma për universitetet publike

Aktuale September 27, 2016 - 16:59

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës.

Numri një i arsimit në vend përgëzoi rektorët për organizimin e mirë të provimeve pranuese në universitetet publike, duke siguruar kështu kredibilitet të këtij procesi, ndërsa uroi për fillimin e vitit të ri akademik.

Ai iu premtoi rektorëve mbështetjen e plotë në segmentet ku ministria që drejton mund të ndihmojë, ndërsa përmendi edhe procesin e akreditimit të programeve të studimeve dhe tha se edhe këtu janë vendosur disa standarde që po respektohen, transmeton Klan Kosova.