Gjenerali amerikan Hodges: FSK do të jetë gati për ushtri kur të vij vendimi politik

Aktuale September 27, 2016 - 11:44

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, Gjenerallejtënant Ben Hodges pas një ligjërate që ka mbajtur me kadetët e Qendrës për studime universitare të FSK-së, ka thënë se katedët të cilët ka takuar janë e ardhmja e Kosovës.

Ai ka thënë se FSK ka shumë talentë në mesin e tyre të cilët do të ndihmojnë shumë që të bëjnë një Kosovë më të mirë, më të siguritë dhe më të fortë.

“Dua që të shikoni prapa meje. Kjo është e ardhmja e Kosovës. Këta djem dhe vajza të jashtëzakonshëm këtu të cilët edhe pse kanë pasur zgjedhje të tjera kanë dalë vullnetarë për kontribuar për vendin e tyre.Në SHBA ushtria ka pasur impaktin më të madh për të bashkuar njerëzit.  Po ashtu mendoj që nën udhëheqjen e gjeneral Ramës, dhe me këtë kapacitet që keni këtu do FSK do të zhvilloj Kosovën”, ka thënë Hodges, raporton "Zeri.info".

Ai më tutje ka folur edhe rreth asaj se a është e gatshme FSK të shndërrohet në ushtri.

“Çfarë unë kam parë nga ushtarët e FSK-së është shumë impresive. Dje në Shqipëri në ushtrimet që i kemi bërë së bashku, kam parë ushtarë të rinj që janë të përgatitur dhe të motivuar. Mendoj që tashmë keni bërë disa aktivitete shpëtuese në Shqipëri andaj tashmë ju keni marrë pjesë në misione jashtë vendit. Është shumë e rëndësishme që këtë vendim për transformim për transformim të mbështes edhe parlamenti. Kur të jetë koha, gjeneral Rama tashmë e ka bërë punën e tij, dhe kur të merret vendimi politik, FSK do të jetë gati. Dua të inkurajoj që ju në Kosovë të shfrytëzoni secilën mundësi që të shkolloni udhëheqësit e së ardhmes sikur këta kadetë këtu”, ka thënë Hodges. /Zeri.