Tërmeti dridhi Shkupin edhe mbrëmë

Aktuale September 14, 2016 - 11:06

Një tërmet me fuqi 3 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur Shkupin mbrëmë në orën 01:32.

Epiqendra e këtij tërmeti, që është një prej rreth 20 që ndodhën që nga mëngjesi i së dielës, ka qenë 6 kilometra në perëndim të Haraçinës dhe 3 kilometra në jugperëndim të fshatit Creshevë.

LEXO EDHE: Ky qytet i Kosovës është më i rrezikuari nga tërmetet

Nuk ka raporte për dëme të reja nga ky tërmet, njofton GazetaExpress.

Edhe kjo dridhje u ndie nga banorët e Shkupit, kështu që një pjesë e tyre vendosën që edhe natën e shkuar ta kalojnë jashtë shtëpive de banesave të tyre.

Image