Ky qytet i Kosovës është më i rrezikuari nga tërmetet

Aktuale September 14, 2016 - 10:53

Ferizaj del të jetë komuna me e rrezikuar në Kosovë nga goditja e tërmetit.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i rrjetit sizmik në Kosovë ka thënë se Kosova nuk është shumë e rrezikuar nga tërmetet e fuqishme. 

Por, sipas tij, Ferizaj është komuna me e rrezikuar nga tërmetet. 

Mustafa ka folur edhe rreth rrezikut të tërmetit në Prishtinë.

Sipas tij, lagja e Ulpianës del të jetë lagja me pak e rrezikuar nga tërmetet.

"Lagjet tjera në Prishtinë mund të jenë me të prekura nga tërmetet", ka thënë Mustafa. /rtk/