Brenda dy ditësh Shkupi u godit nga 16 tërmete

Aktuale September 13, 2016 - 11:14

Sipas të dhënave më të reja të Observatoriumit seizmologjik, nga mëngjesi i ditës së diel e deri në mbrëmjen e djeshme, rajonin e Shkupit e kanë goditur 16 tërmete.

Tërmeti i parë ishte i shkallës 4.4 Rihter, kurse më i fuqishmi arriti në 5.3 shkallë Rihter. Edhe tërmeti i fundit i mbrëmshëm arriti në 4 shkallë Rihter.

Lexo po ashtu:
[Të gjithë lajmet për tërmetet në Shkup] Të gjithë lajmet për tërmetet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Epiqendra e tërmetit ishte në pjesën lindore të rajonit të Shkupit. Rreth 500 raportime janë bërë nga qytetarët për dëme të shkaktuara nga dridhjet e tokës, ndërkaq dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet trupore, të shkaktuara gjatë tentimit për të dalë nga shtëpitë dhe objektet tjera.