Tërmet i ri i fuqishëm dridh Shkupin

Aktuale September 12, 2016 - 20:32

Një tërmet i ri mjaft i fuqishëm dridhi sonte, në orën 19:53 rajonin e Shkupit, njofton GazetaExpress.

Tërmeti ka qenë me fuqi 4,8 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Epiqendra është vetëm katër kilometra në veriperëndim të Shkupit, në thellësi prej 5 kilometrave.

Shkupin po e dridhin tërmete që nga mëngjesi i djeshëm, ndërsa ky është i dyti më i fuqishmi pas atij të pasdites së djeshme, që kishte fuqinë 5,3 ballë.