Thaçi fton kryeminstrin e Guinesë ta vizitojë Kosovën

Aktuale September 12, 2016 - 18:27

Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook:, Thaçi ka treguar se me kryeministrin Youla është pajtuar për vendosje sa më të shpejtë të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, sot pata takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë z. Mamady Youla.

Kryeministrin e Guinesë e falënderova për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njihet si faktor paqeje në botë.

Me kryeministrin Youla, të cilin e ftova që ta vizitojë Kosovën, u pajtuam edhe për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve tona.

Image