Panik në 'City Mall' - Ja si e ndien edhe kosovarët tërmetin në Shkup (VIDEO)

Aktuale September 12, 2016 - 17:01

Tërmeti i pasdites së djeshme, i cili ishte më i fuqishmi në serinë që goditi Shkupin, u ndie edhe në Qendrën tregtare "City Mall", e cila si zakonisht të dielave ishte përplot me vizitorë.

Kjo qendër tregtare, përndryshe, është destinacion shumë i preferuar për vizitorët nga Kosova, sidomos gjatë fundjavës, kështu që ata në numër të madh u gjendën aty edhe në kohën e tërmetit të djeshëm në orën 15:10.

Mediat e Shkupit publikuan një video amatore që tregon se si i kapi paniku vizitorët e "City Mallit", pra edhe mysafirët nga Prishtina dhe qytetet tjera të Kosovës./GazetaExpress/