Jahjaga uron festën e Kurban Bajramit

Aktuale September 12, 2016 - 10:27
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka uruar te gjithë besimtarët myslimanë në festën e madhe të Kurban Bajramit.

Jahjaga ka shprehur solidaritet dhe ka uruar të jemi sa më shumë tolerant, njofton lajmi.net.

Në profilin e saj në Facebook, Jahjaga ka postuar këtë shkrim duke iu drejtuar besimtarëve të fesë islame:

Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime festa e Kurban Bajramit!

Uroj që në shtëpitë tona të mbizotërojë dashuria, paqja, dhe harmonia.

Në këtë Kurban Bajram, uroj që të bëhëmi më solidarë me ata në nevojë dhe më tolerantë ndaj atyre që janë ndryshe. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për një të ardhme të përbashkët më të mirë.

Shpresoj që Zoti të dëgjojë lutjet tona dhe të na ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në tokë.

Me fat!