Ja ku e kaluan natën shkupjanët nga frika e tërmetit (Foto)

Aktuale September 12, 2016 - 09:05
Pas katër tërmeteve që ndodhën dje në Shkup ku pati mbi 50 persona të lënduar dhe shumë dëme materiale disa banorë të Shkupit kanë vendosur që natën të kalojnë në shator, njofton TetovaSot.

Afër ambasadës së Amerikës në Shkup shihen disa shatorë dhe shumë qytetarë që do të kalojnë nga frika e tërmeteve që tronditën Shkupin.

“Kemi frikë në shtëpi nga tërmeti mos ndodhe sërish, nuk kemi familje në vende tjera, andaj sonte do të kalojmë këtu. Duam dikush të na ndihmojë, të paktën të mbulojmë kokën sepse s’kemi ku të shkojmë dhe ku të strehomi diku tjetër” u shpreh njëri nga banorët e Shutkës që ka dalë të flejë në shator.

Shumë qytetarë të frikësuar janë nisur drejt Tetovës dhe Kumanovës për të kaluar natën në familjet e tyre nga frika e tërmeteve që dridhen Shkupin.

Image