Me fat Kurban Bajrami

Aktuale September 12, 2016 - 08:11

Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël. Besimtarët e besimit Islam me fillim nga ora 06:49 kanë falur namazin e Kurban Bajramit

Ceremonia kryesore është mbajtur si rëndom në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku prezent kanë qenë një numër i madh besimtarësh, si brenda xhamisë ashtu edhe në oborrin e saj.

Kurban Bajrami është njëra nga  dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

BIK po ashtu bën me dije se namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:49..

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa   Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, po ashtu sot  BIK-u, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image