Demarkacioni lë nën 'hije' interpelancat (Video)

Aktuale September 11, 2016 - 23:14

Marrëveshja e demarkacionit nuk ka lënë nën hije vetëm interpelancat e kryeministrit, Isa Mustafa, të thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe çështje të tjera .

Por, kjo nuk do të thotë që këto kërkesa nuk mund të përsëriten.

Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës neni 44, pika 12, interpelanca për çështje të njëjtë mund të parashtrohet vetëm dy herë gjatë një viti kalendarik.

Që interpelancat e Isa Mustafës, të cilat janë thirrur nga Vetëvendosja për kodin telefonik dhe çështjen e sigurisë në Mitrovicën Veriore, mund të mbahen përsëri, nëse këta të fundit kërkojnë e thotë edhe Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. /TribunaChannel/