Meshë për Nënë Terezën në Shkup (Video)

Aktuale September 11, 2016 - 21:14

Në sheshin qendror të Shkupit sot u mbajt një meshë kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës. Meshën e drejtoi kardinali Vinko Puliç.

Autoritetet maqedonase krenohen me origjinën nga Shkupi të Nënë Terezës, ku ajo ka lindur, ndonëse asnjëherë nuk e zënë në gojë përkatësinë etnike të saj.

Në Shkup ka mbetur një komunitet i vogël katolik prej rreth 200 familjesh, ndërsa meshat në kishën e vetme zhvillohen në gjuhën kroate dhe maqedone./voa/