Pamje ekskluzive nga tërmeti në Shkup (Video)

Aktuale September 11, 2016 - 17:21

Mëngjesi i sotëm rajonin e Shkupit e gdhiu me një tërmet të fuqishëm me intensitet prej 5.3 gradë të shkallës Rihter.

Ky tërmet prej 5.3 gradë të shkallës Rihterit u ndje edhe në Kosovës, përkatësisht në qytetin e Kaçanikut, Feriaj si dhe në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Po shtu ky tërmet është ndjerë edhe në Serbi dhe Bullgari.

Një lexues i “Zeri.info”, e ka dërguar këtë video në adresë të redaksisë sonë gjatë momentit kur po ndodhte tërmeti.

Përmes kësaj video, mund të shihni se dridhjet e fuqishme nga tërmeti kanë zgjatur rreth 30 sekonda.

Nga ky tërmet që tronditi Shkupin në mëngjes, fatmirësisht nuk ka pas të viktima dhe as të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.