Albin Kurti beson se opozita e parandaloi luftën me Malin e Zi

Aktuale September 10, 2016 - 17:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është gëzuar dështimit të ratifikimit të demarkacionit. Kurti para aktivistëve të VV-së ka deklaruar se rezistenca qytetare dhe opozita ka parandaluar çdo të keqe për vendin kështu duke e ndalur demarkacionin.

Kurti ndër të tjera ka thënë se protestat, peticioni dhe gazi lotsjellës e ndaluan luftën, raporton “Zeri.info”.

“Maratonën mund ta fillojnë shumë veta por pak e përfundojnë. Beteja jonë e fituar zgjati një vit ku për çdo ditë duke e ndalur këtë pushtet. Pra urime të gjithëve kjo fitore. Po të kalonte demarkacioni l, trupat e malit të zi do të patrullonin në parlament. Duke iu falënderuar manifestimeve protestave e kemi parandaluar çdo të keqe. Protesta jonë e ka mbrojtur shtetin por edhe e ka parandaluar luftën”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se i kanë zmbrapse dy shtete

"Ne i zmbrapsem dy shtete. Serbisë ia ndaluam asociacionin dhe Malit të Zi demarkacionin”, ka deklaruar Kurti./Zeri/.