Dodë Gjergji: Shenjtërimi i Nënës Terezë nderim për gjithë shqiptarët

Aktuale September 10, 2016 - 11:44

Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur një fjalim me rastin e Meshës Falenderuese për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë. Ka thënë se është nder për shqiptarët dhe gjithë botën që është shenjtëruar një grua shqiptare, siç ishte Gonxhe Bojaxhiu.

“Nderimi ynë për Nënën Terezë është i shumëfishtë. Nuk kemi dhuratë më të madhe se Nënë Terezën”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

“Nderimi i Nënës Terezë është nderim i të gjithë njerëzve vullnet mire në Kosovë dhe në botë. Në të gjitha trojet shqiptare. Është një përkulje dhe një nderim para sakrificës së saj”, ka shtuar ai.

“Ne gëzohemi dhe e falënderojmë Zotin se bota ka vullnet për të vlerësuar njerëzit vullnet mirë. Kjo është dëshmi se populli i Kosovës di të dallojë të mirën që e ka brenda vetës”, ka shtuar ai.