Kur Shën Tereza ishte takuar me Hillary Clinton-in

Aktuale September 05, 2016 - 10:01

Qysh nga dje, 4 shtator 2016, Nënë Tereza njihet tashmë për mbarë botën si Shën Tereza e Kalkutës.

Ajo u shenjtërua 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes, njofton Klan Kosova.

Në ceremoninë e drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit, morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Por një fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është ajo që paraqet dy personalitete të njohura, Shën Tereza dhe kandidatja për President të SHBA-së, Hillary Clinton.

Kjo fotografi përshkruhet diçka madhështore, pasi në njërën anë gjendet bija shqiptare atë botë e njohur si Nënë Tereza si dhe përkrahësja e madhe e kombit shqiptar, Hillary Clinton – kandidate për President në SHBA, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, kjo fotografi u bë në vitin 1994, ku Nënë Tereza foli gjatë lutjeve të mëngjesit, para Presidentit dhe Zonjës së parë Clinton, për korrupsionin kulturor që lind nga krimi i abortit.