Gjuriqi revoltohet me vizitën e Thaçit në veri

Aktuale August 31, 2016 - 18:14

Drejtori i Zyrës së Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se vizita e papritur e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Jarinë është bërë me qëllim për të nxitur trazira.

Sipas Gjuriqit, vizita e Thaçit e cila ishte e papritur është llogaritur të bëhet me qëllim që të ndodhin eksese, dhunë të cilat më pas do të destabilizojnë situatën në zonat ku jetojnë serbët.

“Ne falënderojmë qytetarët që treguan maturi dhe nuk e ranë pre e provokimeve, të cilat ishin  dukshëm të pafrytshme. Ne do të vazhdojmë së bashku me qytetarët të jemi të qetë, por me vendosmëri që të punojmë për t’i mbrojtur interesat e popullit serb dhe shtetit serb në krahinën e saj jugore”, tha Gjuriq për Tanjug.

LEXO EDHE: Thaçi në Jarinjë: Normaliteti në veri është rezultat i dialogut në Bruksel

Tanjug shkruan se kjo është vizita e dytë e zyrtarëve të lartë të Kosovës në veri për dy ditë.

Para Thaçit ishte për një vizitë të shkurtër në veri të Mitrovicës ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri. /Lajmi.net/