Hoxhaj në Vatikan: Shenjtërimi i Nënës Terezë moment kthese për marrëdhëniet e Kosovës me Vatikanin

Aktuale August 30, 2016 - 18:25

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Itali sot është takuar edhe me përfaqësues të Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Hoxha, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator, është një ngjarje e ndritshme për njerëzimin dhe moment kthese për marrëdhëniet e Kosovës me Vatikanin, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Një takim i përzemërt në Selinë e Shenjtë, me mikun e Kosovës dhe të shqiptarëve, Kryepeshkopin Vincenzo Paglia, Presidenti i Akademisë Papnore të Selisë së Shenjtë për Jetën.

E falënderova për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës me dekada.

Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator, është një ngjarje e ndritshme për njerëzimin dhe moment kthese për marrëdhëniet e Kosovës me Vatikanin. 

Image
Image
Image