Seanca e 1 shtatorit shtyhet për një orë e gjysmë

Aktuale August 29, 2016 - 15:06

Seanca e cila parashihej të mbahej në orën 10:00 më 1 shtator, është shtyer për një orë e gjysmë, ka njoftuar kuvendi i Kosovës, përcjellë Zëri.info.

Arsyeja e shtyerjes siç thuhet në njoftimin për media, ka të bëjë  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës, në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it.

Seanca e paraparë të niste në orën 10:00, të enjten do të fillojë në orën 11:00./Zëri