Vajton Çun Lajçi: Hashim e Isë, mos u lind as djalë as çikë (Video)

Aktuale August 25, 2016 - 20:57

Aktori rugovas, Çun Lajç, ka përfunduar “luftën”, e tij me këngët për demarkacionin me Malin e Zi.

Së fundmi, ai në “You Tube”, ka postuar një me titull “S'luftojnë ma Rugova as Peja”, transmeton “Zeri.info”.

Lajçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me kaq e ka përfunduar “luftën”, e tij me Çakorrin, përcjell “Zeri.info”.

“Këtu përfundon lufta ime për Çakorrin. Hashimi e Isa bajnë luftë politike për pushtet Unë bana luftën time artistike që ti ndergjegjësoj.  Atdheu nuk shitet, ai vetem bekohet!”, ka shkruar Lajçi në mbishkrimin e videos në profilin  tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.