Delawie: Marrëveshja e kufirit duhet të ratifikohet! (Video)

Aktuale August 25, 2016 - 19:06

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e një shtatorit.

Sipas tij Gazi lotsjellës dhe dhuna e kthen Kosovën në vitet e 90-ta.

Në një intervistë për RTV 21 Delawie komentoi edhe përgjimet telefonike.

Thotë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij dhe se pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.