'Raketa' mbi Qeverinë e Kosovë nga protestuesit

Aktuale August 25, 2016 - 18:36

Janë duke u zhvilluar protesta kundër “Pronto II”.

Ndërkohë duke bërtitur kanë thënë se protestat nuk mjaftojnë, dhe se hajnat duhet të shkojnë në burg.

Madje në një aksion simbolik, ata e kanë “bombarduar” ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me ‘aeroplanë’ të ndërtuar nga letrat.

U lëshuan edhe disa nga incizimet e aferës “Pronto II”, raporton lajmi.net.

Roland Sylejmani njëri nga pjesëmarrësit e protestës e ka lexuar deklaratën qytetare e cila është përsëritur nga pjesëmarrësit.

Ndër të tjera ata kanë kërkuar shkarkimin e gjithë personave të përfshirë në këto përgjime e po ashtu edhe shkarkimin e bordeve të emëruar dhe të zgjidhen nën vëzhgimin e qytetarëve.

Image
Image