Çitaku Daçiqit: Po i ngrini përmendore kriminelit më të madh pas Luftës së Dytë Botërore

Aktuale August 25, 2016 - 18:25

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja në fjalën e saj kritikoi Serbinë për synimin se do të ngrejë një memorial për Sllovodan Millosheviçin.

"Kosova duhet të kërkojë se çështë duke bërë Serbia. Tani ata dëshirojnë ti ngrejnë memorial Sllovodan Milloshevçit. Po cila është porosia që po jep Serbia për viktimat e së shkuarës, që duke kujtuar kriminelin më të madh pas luftës së dytë botërore në Evropë. Gjithashtu është me rëndësi se çfarë mesazhe po i dërgon edhe qytetarëve të saj", tha Çitaku.

Ajo më tej shtoi se Serbia duhet të reflektojë nga e kaluara e të mësojë. 

LEXO EDHE: Çitaku: Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova

"Ne në Kosovë nuk dëshirojmë ti lemë fëmijët tanë me barrë nga e kaluara. Muajin e kaluar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi dy memoriale të komunitetit serb. " shprehu Çitaku.

Ambasadorja e Kosovës, Çitaku në fjalën e saj theksoi se Serbia se duhet të ndalë financimin e strukturave paralele dhe të ndalë formimin e kolonive në Kosovë./Gazeta Express