Dërguti: Asnjë pazar i votës nuk mund të jetë më i vlefshëm sesa territori i tokës së Kosovës

Aktuale August 24, 2016 - 23:35

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se deputetët nuk mund të fshihen pas maskës së partisë për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas Dërgutit, secili deputet ka përgjegjësi individuale, transmeton “Zeri.info”.

Dërguti përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sipas votimi të tij secili deputet do të mbahet mend, andaj siç ka shkruar ajo, asnjë pazar i votës nuk mund të jetë më i vlefshëm sesa territori i tokës së Kosovës, përcjellë “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Dërgutit:

Deputetët nuk mund të fshihen pas maskës së partisë për votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Secili ka përgjegjësi individuale dhe sipas votimit të tij do të mbahen në mend.

Asnjë pazar i votës nuk mund të jetë më i vlefshëm sesa territori i tokës së Kosovës.