Ndalohet autobusi Prishtinë-Këln, shoferët po vozitnin 4 ditë pa ndalur

Aktuale August 24, 2016 - 23:23

Policia gjermane ka shpëtuar nga ndonjë aksident të mundshëm një autobus me 29 pasagjer që po udhëtonin nga Këlni i Gjermanisë në Kosovë, pasi gjatë një ndalese është vërtetuar se shoferët e autobusëve në fjalë po vozitnin 4 ditë pa u ndalur.

Por për këtë lajm siç raporton Insajderi, ka shkruar edhe faqja “motor-talk.de” e cila raporton se gjatë së mërkurës në autostradën e qytetit Karlsruhe, dikush nga udhëtarët ka lajmëruar Policinë se shoferët e autobusëve janë ndërruar mes vete në një shpejtësi prej 100 kilometrave në orë.

Mediat në Gjermani nuk bëjnë të ditur se cili ka qenë nacionaliteti i udhëtarëve por zakonisht udhëtimet me autobus nga Kosova në vendet e tjera të Gjermanisë, i bëjnë kosovarët të cilët jetojnë në këto vende e që gjatë verës vizitojnë vendlindjen.

Fluksi i kosovarëve që kthehen nga Kosova në Gjermani shtohet në fund të muajit gusht, raporton Insajderi.

Image

Autoritet policore në Gjermani kanë njoftuar se shoferët e autobusëve njëri 53 vjeçar e tjetri 59 vjeçar, ishin ndalur në Karlschuhe për të akomoduar udhëtarët e tjerë kur Policia ishte duke i pritur për të bërë një kontroll të autobusit.

“Autobusi i njëjtë me shoferët që ndërroheshin ka udhëtuar pa ndalë fillimisht nga Kosova në Këln dhe më pas menjëherë është nisur nga Këln drejt Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë gjermane, raporton Insajderi.

Image

 

Nga leximi i kilometrave dhe kontrollit të brendshëm, Policia ka gjetur se autobusi në fjalë ka udhëtuar pa ndal mbi 2 mijë kilometra ka vazhduar pa ndalur.

“Operatorët e autobusëve janë dënuar edhe disa herë për shkelje të ndryshme në komunikacion dhe për këtë shkelje të së mërkurës është dënuar me 4 mijë euro”, thuhet në raportin e Policisë.

Autobusi është ndaluar për nëntë orë në këtë qytet gjerman teksa shoferët e autobusëve kanë qenë të detyruar të zëvendësohen me disa të tjerë./Insajderi.com