Deputetët e LDK-së nuk ndryshojnë qëndim për Demarkacionin (Video)

Aktuale August 24, 2016 - 20:50

"Kërcënimet" e kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, drejtuar deputetëve të partisë se tij për çështjen e demarkacionit, nuk pritet t’i zmbrapsin ata në qëndrimin kundërshtues përkitazi më këtë marrëveshje.

Të kontaktuar nga Tribuna Channel, deputetët e kësaj partie thonë se është për keqardhje kur një lider i partisë vihet në këtë pozicion për të kërcënuar deputetët e partisë së tij.

LEXO EDHE: Veseli i bindur se Demarkacioni do të kalojë

Madje, linçimi eventual i deputetëve, sipas tyre, mund të çojë në shkatërrimin e LDK-së.