Pesë shtetas nga Shqipëria të lënduar nga tërmeti në Itali

Aktuale August 24, 2016 - 18:17

Bashmir Xhemaj, shefi i Kabinetit të ministrit Enver Hoxhaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka bërë me dije se nga tërmeti që ka goditur qytetin Amatrice të Italisë të mërkurën, kanë mbetur të lënduar pesë shtetas të Shqipërisë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka bërë me dije se nga kontakti që ka pasur me Ambasadën e Kosovës në Romë dhe ambasadoren Bukurie Xhonbalaj, të cilët gjatë tërë kohës po e mbikëqyrin situatën në Itali.

“Ne kemi komunikuar gjatë gjithë ditës dhe madje kemi emëruar një ekip brenda ministrisë që kanë komunikuar me Ambasadën e Kosovës në Romë. Ambasadorja Gjonbalaj ka qenë në disa spitale ku po kurohen të lënduarit nga tërmeti.

“S’ka informacione nëse ka ndonjë kosovar të prekur nga tërmeti apo që tashmë ka humbur jetën. Është një rajon që ka një komunitet të madh shqiptarësh nga Shqipëria. Deri më tani kemi informacione se janë të lënduar 5 persona nga Shqipëria”, ka deklaruar Xhemaj.