Thaçi beson se do të përmbyllet me sukses kriteri për vizat

Aktuale August 24, 2016 - 12:23

Presidenti i vendit,  Hashim Thaçi ka thënë se është  i bindur se Kosova do të lëvizë në hapa të sigurt sa i përket liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesin e BE-së  Samuel Zhbogar me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë me ç`rast shtoi se beson fuqishëm se do të mbyllet me sukses edhe kriteri shtesë sa i përket liberalizimit i cili është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Sa i përket kësaj marrëveshjeje, i pari i Kosovës ka thënë se është e saktë por sipas tij është e mirëseardhur çdo këshillë.