Demarkacioni mund të shkaktojë trazira (Video)

Aktuale August 12, 2016 - 22:04

Sulmi i fundit mbi Kuvendin e Kosovës, si dhe gjetja e mjetit shpërthyes në shtëpinë e kryetarit të Komisionit për përcaktimin e kufirit Kosovë-Mal i zi, Murat Meha, mund të mos jenë incidentet e fundit në vend.

Tensionet mund të vazhdojnë për shkak të mos arritjes së një konsensusi për vijën kufitare me Malin e Zi,. vlerësojnë analistët për çështje të sigurisë.

Madje, demarkacioni do të bëjë që partitë në pushtet të penalizojnë njëra-tjetrën, nëse ratifikimi i marrëveshjes nuk i siguron votat e mjaftuara, thotë analisti Bajrush Morina. /Gazeta Tribuna/