Sqarohet Quni rreth Demarkacionit

Aktuale August 12, 2016 - 16:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni ka demantuar lajmin se është deklaruar rreth Demarkacionit.

Ai përmes një statusi në rrjetin e social ‘Facebook’ ka sqaruar se nuk është shprehur  lidhur me çështjen e Demarkacionit.

Sqarimi i plotë i Quni:

Per qeshtje te rendesise nacionale une flas ne Parlament!

Te nderuar miq , megjithe konsideraten qe ndjeje per mediat, me duhet te reagoj edhe njehere ndaj daljes se nje lajmi te pavertete ne gazeten “Blic” me titull “Anton Quni del kundër demarkacionit”.

Me kete rast une dua te sqaroj opinionin e gjere se nuk kam shprehur kurrfar qendrimi rreth demarkacionit, as per gazeten Blic, e as per asnje media tjeter, qofte te shkruar apo elektronike.

Une ne vazhdimesi jame treguar i hapur dhe bashkepunues me te gjitha mediat ne Kosove duke e ditur rendesine e tyre dhe vleresuar gjithemone larte punen e angazhimin qe bejne ne te miren e pergjitheshme, por ruajtja e profesionalizmit ne publikimin e lajmeve do te duhet te ishte prioritet i mediave ashtu siq per mua eshte prioritet bashkepunimi me to. Me kete rast sqaroj opinionin e gjere se qendrimet e mija rreth qeshtjeve te interesit nacional, i kame bere gjithmone publike aty ku eshte vendi, aty ku me kane derguar me besimin e tyre votuesit e mij, pra, ne Parlamentin e Kosoves.

Keshtu do te veproj edhe ne lidhje me demarkacionin. Vetem ne Parlament do ta shprehi qendrimin tim ne lidhje me kete qeshtje, prandaj edhe njehere e potencoj se nuk kam dhene asnje deklarate per “Blic” e as per ndonje media tjeter dhe si i tille lajmi i publikuar sot ne Blic eshte i pavertete.

Faleminderit per mirekuptim!

Me respekt:

A.Quni