Koalicioni ka edhe një votë më pak për demarkacionin, Anton Quni del kundër

Aktuale August 12, 2016 - 15:53
Pos Qunit, kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela. Pastaj deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi, Shaip Muja i PDK-së, Vjosa Osmani e LDK-së, Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani i PDK-së, transmeton lajmi.net.

Njëri ndër deputetët më të fuqishëm të LDK-së, Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.

Ai qëndrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka bërë në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic.

“Nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Pos Qunit, kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela. Pastaj deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi, Shaip Muja i PDK-së, Vjosa Osmani e LDK-së, Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani i PDK-së, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, më 1 shtator është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.

Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe radikalizim të situatës.

Për ratifikimin e demarkacionit duhet së paku 80 vota të deputetëve. /Lajmi.et/