Veliu tregon arsyen e shtyrjes së seancës për Demarkacion (Video)

Aktuale August 10, 2016 - 18:52

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i kanë votat për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi. 

Pas mbledhjes urgjentë të kryesisë së kësaj partie, Veliu ka mohuar zërat nga deputetët e opozitës se shtyrja e seancës së Kuvendit më 1 shtator, ku do të votohet ky demarkacion, është bërë në mungesë të votave.

“Nuk është e vërtet që ne nuk i kemi votat. Ne i kemi votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Shtyrja e seancës ka ndodhur për t’u konsultuar lidhur me këtë çështje”, transmeton lajmi.net.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, u vendos që seanca plenare, ku do të votohej edhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të shtyhet për datën 1 shtator./lajmi.net