Bulliqi: Po t’i kishte LDK-ja votat, Demarkacioni moti do të kryhej

Aktuale August 10, 2016 - 18:13

Në edicionin e sotëm të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, i ftuar për të folur rreth demarkacionit me Malin e Zi, është eksperti i fushës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se mendon që një prej arsyeve pse është vendosur që Demarkacioni të shkojë në Kuvend më 1 shtator, është se pozita nuk i ka numrat.

“Neve na është thënë që kjo çështje nuk do të shkojë shumë gjatë. Ky vendim i Kryesisë sot, unë nuk i di aryset po ma merr mendja që faktikisht Qeveria nuk është e sigurt që ka mundësi ta kalojë Demarkacionin. Deputetët janë vendosur që votën e tyre ta japin kundër”.

Lidhur me mbledhjen e LDK-së që po mbahet ende, Bulliqi ka deklaruar se votën për Demarkacion e japin vetëm deputetët.

“Është mirë që mblidhen forumet partiake por kryetarët e degëve nuk do të votojnë për Demarkacion, por do të votojnë deputetët”.

Ai edhe njëehrë ka potencuar se Kosova me këtë marrëveshje siç është, është duke humbur territor.

“Të gjitha hulumtimet tregojnë që do të kemi ndryshim të vijës kufitare. Unë jam i sigurt që po t’i kishin votat Qeveria kjo çështje do të kalohej”.