Shaip Muja për përgjimet: Komunikimi është privat, publikimi i tyre përbën shkelje

Aktuale August 09, 2016 - 16:00

Deputeti i PKD-së, Shaip Muja ka komentuar përgjimet ku ishte i përfshirë bashkë me shefin e grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci.

Ai në InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se bashkëbisedon vazhdimisht me Grabovcin, ndërsa pranon se edhe ai mund të jetë pjesë e bisedave që po publikohen.

Muja gjithashtu ka kritikuar publikimin e tyre pasi thotë se ai komunikim është privat dhe përbën shkelje publikimi i tyre.