Demaku: Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të kalojë në Kuvend

Aktuale August 09, 2016 - 10:44

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, është duke u diskutuar për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan "Zeri.info".

Me ketë rast, anëtarja e komisionit për Punë të Jashtme, Puhie Demaku, ka thënë se është për keqardhje që qeveria e ka procedura në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin.

Ajo ka thënë se janë tri arsye pse duhet të mos e shqyrtoj ketë marrëveshje komisioni. Arsyeja e pare sipas saj është rezoluta e 25 qershorit 2015 e cila i kërkon qeverisë të mos e nënshkruaj marrëveshjen pa u dërguar në kuvend elaborati i marrëveshjes. Arsyeja e dytë sipas deputetës Demaku është peticioni i mbi 200 mije qytetarëve. Ndërsa arsyeja e tretë sipas saj është tryeza e 3 gushtit. "Iu bejë thirrje që të mos bëhemi pjesë e këtij krimi" ka thënë Demaku.

Kurse anëtari tjetër i këtij komisioni nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha  ka thënë se ka ardhur në ketë mbledhje pasi në Kuvend është çështja e demarkacionit. Berisha ka thënë se ky komision duhet të kërkoj që kjo marrëveshje të mos miratohet./Zeri/