VV në teren, mban takime mobilizuese kundër Demarkacionit

Aktuale August 08, 2016 - 15:15

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, vazhdon të mbetet sfida më e madhe politike në vend.

Tashmë kur pritet që këtë javë ta vjen në Kuvend për ratifikim kjo marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me takimet mobilizuese kundër kësaj, transmeton Telegrafi.

Deputetë të VV-së, sot do të jenë në teren në lagjet e Prishtinës ku do të zhvillojnë takime mobilizuese kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Ka qenë Ylli Hoxha nga VV-ja i cili ka bërë publik orarin e këtyre tubimeve që do të mbahen sot.

“Sot Lëvizja Vetëvendosje organizon këto tubime mobilizuese kundër Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ne Prishtine:

– Shkolla Naim Frasheri, Lagja e Muhagjereve, ora 20:00, flasin Albulena Haxhiu dhe Rexhep Selimi.

– Shkolla Nazim Gafurri, Lagja Medrese, ora 19:00, flet Hysen Durmishi

– Shkolla Dardania, ora 19:30, flet Glauk Konjufca

– Ne lagjen Kalabria, afer Universitetit UBT, ora 19:00, flet Donika Kadaj Bujupi!

Ftoheni te merrni pjese!”, ka shkruar Hoxha në Facebook./Telegrafi/