Varrosen viktimat e para të përmbytjeve në Shkup​ (Video)

Aktuale August 08, 2016 - 13:54

Në varrezat e fshatit Hasanbeg gjatë janë varrosur pesë viktimat e para nga katastrofa që preku këtë vendbanim. Këtë e konfirmoi për Alsat, Fejsall Kadriu një nga imamët e fshatit i cili shtoi se gjatë ditës edhe dy familje po bëjnë përgatitjet për varrimin edhe të dy viktimave të tjera.

Hoxha Kadriu madje tha se nga personat e zhdukur në kërkim është edhe një vajzë e vogël për të cilën familja nuk asnjë njohuri se ku mund ta kenë bartur dallgët e ujit.

Por, hasanbegasit në përgjithësi edhe sot u zgjuan të trishtuar nga katastrofa natyrore që kishte prekur këtë lagje. 

Shumë familje, shtëpitë e të cilëve i viztuam ishin akoma nën ujë dhe çdo gjë brenda tyre ishite e shkatërruar dhe e kalbur. 

Banorët gjithashtu vazhdojnë të drejtojnë kritika ndaj institucioneve kompetente që nuk ndihmojnë në pastrimin rrugëve në brendësi të fshatit. /alsatm/.