Policia e Kosovës paguan 102 mijë euro për biçikleta dhe motoçikleta

Aktuale July 30, 2016 - 16:01
Policia e Kosovës kohët e fundit ka avancuar me motoçikleta dhe biçikleta të reja. Shumë shpejtë policët e Kosovës do ti shohim me biçikleta dhe motoçikleta të reja duke patrulluar nëpër rrugë, njofton lajmi.net.

Është dhënë tenderi për furnizim me motoçikleta dhe biçikleta për Policinë e Kosovës.

Blerja e 12 motoçikletave dhe 15 biçikletave policisë së Kosovës do t’i kushtojë mbi 102 mijë euro.

Ndërsa tenderi për blerjen e tyre është nda në dy pjesë. Pjesa e parë është paraparë të shkojë deri në  72 mijë euro, derisa pjesa e dytë është thënë se do të shkojë deri në 30 mijë e 600 euro.

LEXO EDHE: Haziri kërkon zvogëlimin e Qeverisë

“Furnizim me Motoçikleta sasia është 12 copë për 3 vite. 1 .Biçikleta e madhe LXL sasia është 3 copë për 3 vite, 2 .Biçikleta e mesme M-L sasia është 12 copë për 3 vjet”, thuhet në njoftimin për tender.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publikë për tenderin për furnizim me motoçikleta dhe biçikleta për Policinë e Kosovës kanë aplikuar dy kompani ndërsa tenderin e ka fituar kompania “A MOTORS”, nga Prizreni.

Nëse gjithçka shkon në rregull me procedurat e prokurimet dhe nuk ka ankesa, parashihet që kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë fituese të nënshkruhet me 8 gushtë./lajmi.net

Image

 

Image