Shiu i rrëmbyeshëm, vështirëson qarkullimin në trafik (VIDEO)

Aktuale July 28, 2016 - 19:45

Shiu i rrëmbyeshëm ka filluar të bie në disa rajone të Kosovës. Pas temperaturave të larta, në vende të ndryshme ka filluar të bie shi duke bërë që në disa akse rrugore të ketë vështirësi edhe në qarkullim.

Siç mund të shihet edhe në videone të xhiruar në magjistralen Prishtinë-Pejë, shiu ka vështirësuar edhe ngasjen në trafik.

Sipas Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë ditëve në vazhdim./lajmi.net


Shi dhe breshër në Llapushnik by GazetaExpress