'Debati për demarkacion do të dështojë nëse s’ka fakte të reja'

Aktuale July 27, 2016 - 23:01

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL thotë se në natyrën e Partisë Demokratike të Kosovës, është me ndryshua qëndrime politike. Këtë e ka thënë duke diskutuar për Demarkacionin dhe deklaratat e Adem Grabovcit.

Ai tha se në PDK ka një klimë të ndryshimit të lidershipit, që munden me qenë lojëraa që i shkojnë në favor Kadri Veselit, sepse ai nuk është nënshkrues i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por Hashim Thaçi.

Zogaj ka thënë gjatë emisionit në Rrokum TV se ka deputetë brenda PDK-së, përveç LDK-së, që nuk do ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit.

LEXO EDHE: Haliti: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

“Grabovci po bën kalkulim personal në politikë kur thotë se kufiri ka lëvizë, sepse është nga ajo anë, ndërsa në anën tjetër, Mustafa po ju thotë anëtarëve të partisë së tij se, Demarkacioni është në rregull”, shtoi Zogaj.

Duke folur për debatin e paralajmëruar për Demarkacionin, Zogaj tha se nëse nuk ka fakte të reja, por secila i prezanton ato çka besojnë, nuk mendon që ka me pas ndryshim të qëndrimeve.