Mbi 300 punëtor fillojnë punën në fabrikën e perimeve në Podujevë

Aktuale July 27, 2016 - 22:06

Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, "Philippos Food", dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë, kështu ka bërë të ditur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, transmeton “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë i Abrashit.

Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food, dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë.

Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë.

Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.

Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike.

Image
Image