Haradinaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Aktuale July 27, 2016 - 21:36

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti deklaroi sot se kush e cenon Malin e Zi, i cili do të bëhet anëtar i NATO’s ka cenuar vet NATO’n.

Këto deklarata Haliti i bëri duke folur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj thotë se Haliti aludoi se Kosova po e “cenon Malin e ZI”. Sipas tij e vërteta është ndryshe, pasi sipas tij, “NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për t’i marrë territor Kosovës”.

LEXO EDHE: Haliti: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Postimi i plotë i Haradinajt:

E ndëgjova pronocimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit.

Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n.

Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi.

E vërteta është ndryshe, askush s'po e cenon askend dhe as NATO nuk e ka anëtarsuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t'ju arsytuar ju.

Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!