Veseli takon Price, flasin për rritjen e bashkëpunimit me Kongresin amerikan

Aktuale July 27, 2016 - 19:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Filadelfia, ku ka marrë pjesë në Konventën e demokratëve, ka takuar edhe kryetarin e Komisionit të “House Democracy Partnership”, David Price.

“Takimi ishte shumë miqësor ngase u zhvillua në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduam për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan dhe Kuvendi i Kosovës si dhe mundësitë se si të fuqizohet ky bashkëpunim”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Veseli ka marrë pjesë në Konventën qendrore të Partisë Demokratike ku Hillary Clinton është nominuar edhe zyrtarisht kandidate për presidente të SHBA-ve.