Ministrja Hoxha thekson nevojën për reforma në drejtësi

Aktuale July 27, 2016 - 17:35

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë Andrew Russell.

Russell me këtë rast përgëzoi Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të UNDP-së në përmbushjen e detyrave të Ministrisë dhe inkurajoi Ministren në realizimin e detyrave të saj institucionale, njofton kumtesa, transmeton "Zeri.info"

Me këtë rast Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes në drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma dhe strategji efektive në drejtim të sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në dukje rëndësinë e transparencës në funksion të efikasitetit, rritjen e përgjegjshmërisë në drejtësi dhe luftimin e dukurive negative.

LEXO EDHE: Valixhja e mbushur me aerosolë shpërthen afër qendrës së emigrantëve në Gjermani

Ministrja Hoxha mirëpret vazhdimin e bashkëpunimi me UNDP-në në ngritjen e cilësisë së kapaciteteve në drejtësi.