94.000 pacientë kanë bërë kontrolle parandaluese, 173 me rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare

Aktuale July 26, 2016 - 22:49

Te 173 qytetarë, mjekët amë kanë zbuluar rrezik shumë të lartë për sulm në zemër. Të njëjtit menjëherë janë dërguar tek kardiologu. Në mesin e tyre ka pasur vetëm një grua, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto persona janë një pjesë e rreth 94.000 qytetarëve të siguruar të cilët në gjashtë muajt e parë të këtij viti përmes Fondit për shëndetësi u janë bërë kontrolle mjekësore parandaluese për sëmundje të veshkave dhe kardiovaskulare.

“Këto persona duhet ti ndjekin këshillat e mjekëve, të ushqehen më shëndetshëm dhe të bëjnë aktivitet më të madh fizik. Nevojitet që të këto persona të konsumojnë më pak kripëra, sheqer dhe ushqim të yndyrshëm”, ka deklaruar Sasho Stefanoski, drejtor i FSShM.

Përmes këtij projekti për kontrolle parandaluese mjekësore janë përfshirë rreth 664.000 qytetarë prej moshës 35 -56 vjeçare./Telegrafi/