Nesër nisin gërmimet prapa Rektoratit

Aktuale July 26, 2016 - 21:42

Pjesa e dyshuar për varrezë masive prapa rektoratit në kampusin Universitar, pritet të gërmohet nesër për të kuptuar nëse ka apo jo mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë

Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur, ka konfirmuar për Tribuna Channel , se gërmimi do të fillojë nesër.

LEXO EDHE: Turqia 'mike' nis fushatë të egër kundër Kosovës

 “Nesër do të fillojnë gërmimet edhe në pjesën prapa rektoratit, e cila është e dyshuar për varrezë masive. Por pa u vlerësua edhe kjo pjesë nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Nesër pritet të gërmohet, dhe shohim pastja në bazë të vlerësimeve nëse ka apo jo mbetje mortore”, ka thënë Gjetaj.

Televizoni, ka provuar të marr një përgjigje edhe nga prokurori kompetent në lidhje me gërmimet në kampusin e UP-së, Elez Blakaj, por ai nuk është përgjigjur.