Turqia 'mike' nis fushatë të egër kundër Kosovës

Aktuale July 26, 2016 - 20:20
“Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime”, shkruan tutje Anadolu Agency, transmeton lajmi.net.

“Pjesëmarrja në ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë dhe tentativën për puç më 15 korrik e disa emrave që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në kuadër të NATO-s në Kosovë dhe njësitet policore në kuadër të EULEX-it, ka bërë që të ngritën pohime se ky shtet është përdorur si qendër rehabilitimi nga ana e Organizatës Terroriste FETO”.

Kështu raporton agjencia shtetërore turke Anadolu Agency (AA).

Tutje kjo agjenci, e cila që nga puçi i dështuar në Turqi, ka nisur propagandë të madhe në drejtim të shteteve ballkanike, veçanërisht ndaj Kosovës, shkruan se dërgimi në njësitet policore në Kosovë si mënyrë shpërblimi i disa zyrtarëve të sigurisë turke të cilët kishin marrë rol aktiv në kurthin ndaj ushtrisë gjatë proceseve Balyoz dhe Ergenekon në Turqi, ka ngjallur mundësinë se këta persona janë dërguar në këtë shtet nga FETO edhe për t’u larguar nga skena e tendosur, edhe për t’u angazhuar në ndonjë detyrë të re të “tradhtisë”.

LEXO EDHE: Haliti: Qeveria e Kosovës ka mund të parandalonte vrasjet në Kumanovë

“Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime”, shkruan tutje Anadolu Agency.

Të kujtojmë se sot Reuters ka raportuar për kërkesën e Turqisë që të arrestojë gazetarin Berat Buzhala, pas publikimit të një postimi ironizues në Facebook.

Lexoni pjesën tjetër të tekstit nga Anadolu Agency:

“Kosova, si qendër rehabilitimi i FETO-s”

Zyrtari në fjalë i cili ka kërkuar që të mos i shfaqet emri, theksoi se, pas tentativës së dështuar për grusht shteti nga FETO, sikurse shumë njerëz, edhe ai vetë i ka analizuar përvojat e kaluara si një shirit filmi dhe gjërat që nuk ka mundur t’i kuptojë më parë tani i janë bërë të qarta.

Ai ka vënë në pah se disa komandantë që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në qytetin e Prizrenit, janë arrestuar me arsyetimin për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe shtoi se njësiti policor turk në kuadër të EULEX-it duhet hulumtuar si çështje e veçantë.

Zyrtari në fjalë u shpreh se nga televizioni kishte mësuar për arrestimin e shumë policëve turq që i kishte njohur nga Kosova të cilët u përfshinë në ngjarjet e 17-25 dhjetorit të vitit 2013 dhe në kuadër të operacioneve në lidhje me ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë. Ai tha se persona të caktuar në strukturën e FETO-s brenda ushtrisë dhe policisë turke e kanë shfrytëzuar misionin e tyre në Kosovë si një stacion.

Sipas zyrtarit, një pjesë e madhe e personave që kanë marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kurthit ndaj ushtrisë turke përmes proceseve Ergenekon dhe Balyoz, ishin dërguar në detyrë të jashtme në Kosovë.

Ai u shpreh se organizata në këtë mënyrë ka dëshiruar t’i largojë nga skena këta persona dhe t’i shpërblejë, e në njëfarë mënyre gjithashtu t’i rehabilitojë për ndonjë detyrë të re “tradhtie”.

– Pse Ballkani Perëndimor?

Pjesëmarrja aktive në tentativën për grusht shteti më 15 korrik e disa ushtarëve të lartë që më parë kishin ushtruar detyra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se FETO e ka pasur më të lehtë të lëvizë në këto dy shtete.

Zyrtari turk, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtete që mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, u shpreh se kur merret parasysh mbështetja që kreu i Organizatës Terroriste FETO e ka nga SHBA-të sa i përket qëndrimit të tij në këtë vend, Kosova dhe Shqipëria kanë qenë vende ku kjo lëvizje ka mundur të operojë më lehtë.

Ai u shpreh se meqë shtetet e rajonit nuk mund të ndërmarrin hapa jashtë udhëzimeve të politikave të jashtme të SHBA-ve, atëherë ombrella e padukshme mbi këto shtete ka mundësuar që organizata të mund të operojë më lehtë brenda tyre.