Kapen barna të fshehura në pajisjet për mobilje me vlerë afër 10.000 euro

Kapen barna të fshehura në pajisjet për mobilje me vlerë afër 10.000 euro
16 maj 2018 • 16 : 28
  • Shpërndaje:

Dogana ka kapur sasi të mëdha të barnave me vlerë prej 10.000 mijë euro gjatë kontrollit të dërgesave në import të mallrave të inportuara nga Turqia, shkruan "Zëri.Info".

Në njoftim për media nga Dogana thuhet se barnat janë gjetur të fshehura në pako me këmbë të plastikës për mobilje.

"Prishtinë 16 maj 2018 oficerët doganor gjatë kontrollit të dërgesave në import më saktësisht të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave (medikamente).

Gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobilje janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilje janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave si në vijim:

1. Zespera 10 mg 1/14 = 608 cope;

2. Galvus Met 50mg/1000 mg 1/10 = 42 cope;

3. Elocon (krem) 30 gr 0.1 % = 47 cope;

4. Travazol 15 gr (krem) = 312 cope;

5. Ovul 1/7 = 30 cope;

6. Coronis 6.25 mg 1/14 = 200 cope;

7. Cyclo – Pogynova 1/21 = 160 cope;

8. Atarax 25 mg 1/10 = 60 cope;", thuhet në njoftim. /ZËRI.

Image

Image

Image

Image

 

© zëri.info