Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme
15 maj 2018 • 07 : 55
  • Shpërndaje:

Sot në ndërtesën e Qeverisë do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve Grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë prej 4 milionë euro dhe ”Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave”, në vlerë prej 1.466 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW Kirk Mildner.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilen do të jepen detaje të hollësishme për marrëveshjet

© zëri.info